cacttus logo

Numri i mashtrimeve dhe viruseve (Malware) pёr pёrdoruesit e mediave sociale ёshtё nё rritje. Mashtrimet nё media sociale janё shumё lehtё pёr t’u krijuar dhe nё tё njёjtёn kohё mund tё targetojnё mijёra njerёz, pёr shkak tё mёnyrёs se si pёrdoruesit bashkёveprojnё me faqet, postimet dhe kontaktet. Pasi llogaria juaj tё rrezikohet, keqёdashesit mund ta pёrdorin atё si njё kanal pёr tё pёrhapur mashtrimet dhe viruset nё kontaktet tua ose nё rrjetin tuaj tё miqve.

Shembuj tё zakonshёm tё mediave sociale ku mund tё jenё tё rrezikuara llogaritё tuaja janё: Facebook, Twetter, Linkedin dhe Instagram.

Disa mёnyra se si t’i mbani tё sigurta llogaritё nё mediat sociale.

Si t’i identifikojmё dhe si t’i parandalojmё sulmet

Shkurtesa e URL-sё ёshtё njё taktikё e zakonshme qё pёrdoret nga mashtruesit pёr tё fshehur link-un me qёllim tё keq, pasi disa faqe tё mediave sociale kanё karaktere tё kufizuara. Njё mashtrim i thjeshtё pёrfshinё njё email tё link-uar nё postet qё ju kanё etiketuar. Linqet e tillё pёrdorin shёrbimet e shkurtesёs sё URL-sё pёr tё fshehur destinacionin e link-ut tё vёrtetё – faqe me qёllim tё keq dhe mund tё infektojё pajisjen tuaj.

Pёr ta shmangur kёtё, asnjёherё mos klikoni nё link-at e shkurtёr qё ju vijne nё Email-e dhe nё media sociale. Nё vend tё kёsaj, vendoseni kursorin mbi link dhe mund tё shihni mё saktёsisht destinacionin e vёrtetё, dhe pastaj vendosni se a doni ta klikoni apo jo. Pёrveq kёsaj, asnjёhere mos hidhni kredencialet e identifikimit nё njё faqe interneti ku jeni link-uar nga ndonjё post i mediave sociale, mesazheve ose Email-eve. Faqet e internetit me qёllim tё keq qё duken si faqe tё vёrteta, zakonisht pёrdoren pёr tё vjedhur kredencialet e identifikimit qё tё ju rrezikojnё llogaritё.

Njё tjetёr taktikё mashtrimi janё reklamat, qё zakonisht pёrdoren nё platforma tё mediave sociale. Mashtruesit krijojnё reklama qё ju kёrkojnё juve tё klikoni nё link, ta shkarkoni atё dhe vendosin reklamёn nё ueb faqen me qёllim tё keq qё tё jua infektojё pajisjen me virus (Malware). Të gjitha kёto mashtrime duhet t’i trajtoni me skepticizem, sikurse Email-at ashtu edhe mesazhet e tjera të dyshimta. Njё mёnyrё pёr ta identifikuar dhe pёr ta shmangur kёtё lloj tё mashtrimit ёshtё tё shihni gabimet drejtёshkrimore, ndёrsa njё tjetёr mёnyrё ёshtё tё shihni nёse faqja e internetit ёshtё e lidhur me kompaninё qё supozohet se e ofron paralajmёrimin.

Së fundi, kur përdorni mediat sociale, shmangni pranimin e kërkesave të miqve nga njerëz që nuk i njihni. Nëse pranon miq tё panjohur, mashtruesit mund ta përdorin këtë për të fituar qasje në të dhënat tuaja personale me qëllim të vjedhjes së identitetit tuaj. Nëse merrni një mesazh direkt nga dikush që nuk i besoni, fshijeni atë. Përfundimisht, shqyrtoni udhëzimet në vijim se cilat informacione nuk duhet të ndani në mediat sociale:

Data juaj e lindjes – kjo është një pjesë e identifikueshme personale e informacionit që kriminelët mund të përdorin për vjedhjen e  identitetit;

Adresa juaj dhe numri i telefonit – këto janë informacione të privilegjuara që nuk ёshtё e nevojshme për t’u shperndarë në profilin tuaj nё mediat sociale;

Përgjigjet e zakonshme  të “pyetjeve të sigurisë” – nëse publikoni fotot e makinës së re, kujtimet e shkollёs sё mesme etj, ju jeni dukei dërguar përgjigjet e pyetjeve të sigurisë të cilat zakonisht përdoren për të vërtetuar se kush jeni kur hyni në llogaritë e ndjeshme ose rivendosjen e fjalëkalimeve;

Lokacioni –  “Check -in” lejon të gjithë të shohin se nuk jeni në shtëpi dhe mund të bëheni një objektiv!