cacttus logo

Prodhim vendor është platformë që lidhë prodhuesit vendor dhe bizneset kreative lokale. Pas lansimit të uebfaqes Prodhimvendor.com ku bëhet thirrje për të ndihmuar prodhuesit vendor me shërbime falas, Cacttus sh.a. me kënaqësi i bashkohet kauzës. Përmes kësaj platforme ne ofrojmë shërbime këshilluese për sistemet e ICT-së dhe Sigurisë së Informacionit falas.

Këshillimet përfshijnë:

  • Zgjedhja më e mirë e Sistemeve të Informacionit (telefoni, email, ruajtja e të dhënave, uebfaqe, siguri të të dhënave, etj.)
  • Implementimi i ERP,
  • Zgjedhja e produktit më të mirë dhe më të besueshëm për kompani,
  • Implementimi i automatizimit të sistemeve,
  • Trajnime ndërgjegjësimi për sigurinë e informacionit nga Cacttus Cyber Solution  etj.

 
Përmes këtyre trajnimeve, pjesëtarët e stafit tuaj do të trajnohen dhe do të informohen për masat paraprake që duhet ndërmarrë për mbrojtjen e aseteve e që kanë të bëjnë me sistemet e informacionit të organizatës së tyre.

Cacttus edhe në të ardhmen do të vazhdojë me ofrimin e shërbimeve për prodhuesit vendor, me qëllim të fuqizimit të ekonomisë së vendit dhe avancimit të tregut lokal.