cacttus logo

Cacttus përfundoi me sukses fazën e dytë të projektit SMIL (Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve) në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ky projekt është iniciuar në shkallë kombëtare dhe është financuar nga Qeveria e Norvegjisë, ndërsa implementimi i projektit është bërë nga departamenti i zhvillimit softuerik në Cacttus Sha në bashkëpunim me Altima dhe Computas.

Me projekte të tilla siç është ­SMIL do të arrihet konsolidimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në nivel më të lartë të transparencës, llogaridhënies dhe besueshmërisë. Poashtu digjitalizimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial do të ndikojë në rritjen e efikasitetit të këtyre insitucioneve.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, i pranishëm në ceremoninë e shënimit të përfundimit të fazës së dytë të projektit, ceku rëndësinë e projektit. Ai theksoi se implementimi i Sistemit të Menaxhimit Informativ të Lëndëve do të ndikojë në fuqizimin e gjyqësorit dhe prokurorisë.

Ndërsa Ambasadori i Norvegjisë tha se:

“Krijimi i Sistemit për Menaxhimin Informativ të Lëndëve (SMIL) është një hap me rëndësi përpara në drejtim të rritjes së efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit Gjyqësor dhe Prokukorial. Unë jam i bindur se Kosova do te arrijë aspiratat e veta në këtë drejtim.”

Deri në fund të vitit 2019 planifikohet që projekti SMIL të futet në përdorim në të gjitha prokuroritë e vendit. Kurse përmes këtij projekti do të bëhet ndërlidhja mes sistemit të gjykatave, Policisë së Kosovës dhe agjencive të tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë.