cacttus logo

CACTTUS Sh.a. mori pjesë në edicionin e 16 të eventit “Javët e Biznesit Kosovar”. Ky event u organizua nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), në bashkëpunim me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë – MTI.  “Javët e Biznesit Kosovar 2018” si qëllim kryesor ka promovimin e ekonomisë, rritjen e konsumimit të prodhimeve Kosovare,si dhe përmirësimin e cilësisë së prodhimeve sipas standardeve më të larta.

Gjatë panairit “Javët e Biznesit Kosovar” morën pjesë biznese dhe institucione të ndryshme të cilët prezantuan produktet e tyre. Pjesëmarrësit në panair poashtu patën rastin të informohen më shumë rreth shërbimeve dhe produkteve që CACTTUS i ofron.

CACTTUS edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë pjesë e organizimeve të tilla, që kanë si qëllim promovimin e ekonomisë në vend.