cacttus logo

Softueri për menaxhimine dokumentëve është i zhvilluar duke u bazuar në teknologjinë e SharePoint. Mundëson ruajtjen, klasifikimin dhe kontrollimin e dokumentëve të ndryshme, të cilët mund të filtrohen përmes përmbajtjes ose nga lloji i dokumentit. Poashtu, mundëson digjitalizimin e formave të ndryshme dhe aprovimin e tyre në nivele të ndryshme duke përfshire edhe lajmërime me e-mail për çdo ndryshim që ndodh në dokument gjatë përmirësimit të tij.

Softueri plr menaxhim të dokumentëve kontrollon ciklin jetësor të dokumentëve në organizatë – nga krijimi, rishikimi dhe publikimi dhe se si ato dokumente hudhen ose reciklohen prapë. Edhe pse termi “menaxhment” përfshin kontrollin e informatave nga shtresa e lartë e organizatës, sistemi ynë efektiv reflekton në kulturën e organizatës e cila e përdor atë.

Veglat të cilat përdorën për menaxhimin e dokumenteve janë mjaftë fleksibile që të mundësojnë kontrollin e ngushtë të ciklit jetësor të dokumentit, nëse kjo mënyrë përshtatët në qëllimet dhe kulturën e ndërmarrjës së juaj, por poashtu e lejon implementimin më të lirshëm, varësisht nga preferencat e juaja.

Softueri për menaxhimin e dokumenteve si një zgjidhje efektive specifikon:

  • Çfarë lloje të dokumenteve dhe përmbajtjeve të tjera mund të krijohen në një organizatë
  • Çfarë ndërfaqe të përdoret për secilin dokument
  • Çfarë të dhënash të jipen për secilin dokument
  • Ku të ruhet dokumenti në secilen shkallë të ciklit jetësor
  • Si të kontrollohet qasja në dokument gjatë seciles shkallë të ciklit jetësor
  • Si të levizët dokumenti në organizatë kur anëtarë të ndryshme kontribojnë në krijimin, përmirësimin, aprovimin, publikimin dhe dispozimin e dokumentit