cacttus logo

Konsola e Sistemit për Menaxhimin e Tenderave dhe Prokurimit mundëson një diapazon të gjerë të funksionaliteteve që garanton kontroll të buxhetit vjetor, linjave buxhetore, procesim të tenderëve dhe kontratave (duke përfshirë pagesat) duke përdorur makinën e rrjedhës së punës plotësisht të konfigurueshme dhe duke siguruar punën më të mirë në një ambient plotësisht bashkëpunues dhe kontrollues.

Të gjithë hapat në procesin e tenderimit janë të pajisur me funksione specifike të dizajnuara për menaxhimin e çdo hapi të procesit nga buxhetimi, krijimin e strategjisë së kontratave, paraqitjen dhe dhënien eventuale të kontratave të punës, duke përfshirë edhe etapat pas dhënies së kontratës si kontrolli i kohës së pagesës dhe faturave.

Disa nga karakteristikat dhe benefitet e përdorimit janë:

  • Definimi i niveleve të procesit të tenderimit;
  • Menaxhimi i dokumenteve të procesit të tenderimit;
  • Shqyrtimi i cilësisë dhe kualitetit të dokumenteve gjatë procesit të tenderimit;
  • Krijimi & Caktimi individual i detyrave të tenderit për ekipin dhe specialistët e organizatës;
  • Lidhja mes Tenderit dhe Kontratës;
  • Raportimi i avansuar i tenderëve;
  • Paralajmërimi i pjesëmarrësve të tenderave për të kompletuar Tenderin në kohë;
  • Komunikimi efikas në mes pjesëmarrësve të tenderave;
  • Evitimi i gabimeve në vënien e kostos së tenderave;
  • Lajmërimi automatik për ngjarjet në aplikacion