cacttus logo

Tulltorja
Ekipi i CACTTUS ka qenë shumë profesional dhe ka punuar shumë afer me ekipin e Tulltorës në definimin e kërkesave. Projekti ka përfshirë blerjën, instalimin dhe implementimin e sistemit të ri ERP në Microsoft Dynamics Navision 2009. Me këtë sistem të ri ne kemi arritur t’i monitorojmë çmimet me saktësi, t’i alokojmë çmimet në mënyrë të duhur për aktivitetet e ndryshme të kompanisë, ta menaxhojmë inventarin, rritjen e kapacitetit të planifikimit për shitje dhe furnizime, rritje të raportimit financiar dhe në përgjithësi ofrimi i të dhënave të përditësuara dhe të panderprera për menaxhmentin. Ne e rekomandojmë këtë zgjidhje për ERP dhe poashtu CACTTUS-in, qe ka treguar nivel të lartë të profesionalizmit, përsosmëri, fleksibilitet, qasje personale dhe implementimit me kohë të zgjidhjes për kompaninë tonë.

ALBI
ALBI Sh.p.k ka kontraktuar kompaninë CACTTUS Sh.a për implementimin e Projektit të quajtur ‘’Azhurimi i Softverit Kontabël’’ në të cilin është përfshirë azhurimi i sistemit Microsoft NAV. Ekipi i CACTTUS Sh.a. ishte shumë profesional dhe për më tepër ata siguruan angazhim shtesë për disa funksionalitete të reja që janë shfaqë gjatë implementimit të sistemit, me qëllim të përfundimit sa më cilësor të projektit. Puna me CACTTUS Sh.a. ishte një eksperiencë e mirë për neve. Ekipi i tyre ishte mjaft i përgjegjshëm në nevojat tona duke na siguruar një sistem të shkëlqyeshëm i cili ka lehtësuar dukshëm punët tona të përditshme. Ne jemi shumë të kënaqur me rezultatet. Pa asnjë dyshim do t’i rekomandonim secilës kompani apo institucion që ta përzgjedhë CACTTUS Sh.a. për implementimin dhe zhvillimin e sistemeve të ngjashme softuerike.

Ministria e Financave, Departamenti i Thesarit
Ne rekomandojmë këtë zgjidhje dhe kompaninë CACTTUS Sh.a. e cila ka treguar profesionalizëm të lartë gjatë implementimit të zgjidhjeve në Departamentin e Thesarit në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave.

Shoqata Kosovare e Prodhuesve të Betonit
E kemi zgjedhur CACTTUS-in nga shumë zgjedhje me potencial, dhe jemi shumë të kënaqur me shërbimin e tyre. Jo vetëm që CACTTUS-i është i shumanshëm dhe tërheqës në biznes, por dhe janë adaptuar shumë shpejt që t’ju përputhen kërkesave tona. CACTTUS-i ka ndihmuar në dizajnimin e procedurave tona që të jemi më tërheqës dhe efektiv dhe kanë hapur shumë mundësi të reja funksionale. Projekti përfundoi shumë shpejt dhe ata ishin shumë fleksibil. Entuziazmi dhe krijueshmëria e tyre e bëri bashkpunimin me ta një përvojë shumë pozitive.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës
Vitin e kaluar kemi angazhuar kompaninë CACTTUS për dizajnimin e një programi të vecantë softverik për strehimoret. Gjithashtu CACTTUS ka ofruar edhe trajnim për administrimin e bazës së shënimeve. Qasja profesionale, përpikmëria dhe realizimi i suksesshëm i këtij programi na ka bindur se CACTTUS është një partner serioz.

Ministria e Kthimit dhe Komuniteteve
CACTTUS ka zhvilluar dhe dizajnuar një web portal per ne. Web portali jonë i ri i cili është zhvilluar dhe dizajnuar nga CACTTUS-i, është i përshtatshëm për përdoruesin, i lehtë të përdoret dhe menaxhohet, efektiv, interaktiv, dhe ka vend për zgjerim. CACTTUS-i ka përmbushur të gjitha kushtet e domsdoshme për zhvillimin e web portalit me shpejtësi dhe me efektivitet.

Korporata Energjetike e Kosovës
Gjatë vështirësive në leximin e njehsorëve elektrik dhe në punë tjera punëtorët e KEK-ut, kontaktuan CACTTUS-in për një zgjidhje më të mirë. Ne jemi të kënaqur me zgjidhjen dhe implementimin që ka bërë CACTTUS-i në korporatën tonë. CACTTUS-i me zgjidhjen e tyre ka automatizuar punën tonë dhe ka bërë punën tonë më të lehtë. Praktikisht CACTTUS-i ka bërë dy zgjidhje në një, atë për Hand Held Unit (HHU) dhe atë që i sinkronizon të dhënat në mes të HHU-së dhe bazës së shënimeve.

COCA COLA
CACTTUS Sh.a. ka implementuar projekte që kanë përfshirë: instalim, konfigurimin e lidhjeve së zonave të gjera të rrjetit, lidhjen e rrjetave virtuale private në LAN, zgjidhjet e sigurisë së rrjetit dhe na ka dhënë mbështetje të vazhdueshme. Ne jemi të kënaqur me qasjen që CACTTUS pati në drejtim të kërkesave për ndihmë dhe përgjegjshmëri.

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës
CACTTUS Sh.a. ka punuar në instalimin, konfigurimin dhe përkrahjen e disa pajisjeve të rrjetave kompjuteristike sic janë: switch, router, access-point, modemë, etj. Kushtet e kontratës së nënshkruar para fillimit të projektit janë plotësuar, si për shembull: orari i liferimit të pajisjeve, orari i kompletimit të fazave përkatëse të projektit, dhe përkrahja e nevojshme pas përfundimit të projektit. Ne jemi të kënaqur me mënyrën e punës së CACTTUS, me mënyrën e qasjes së tyre ndaj kërkesave tona për ndihmë, si dhe shpejtësinë e reagimit.

Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS)
Kompaninë CACTTUS e kemi zgjedhur për arsye se kanë kuptim të qartë, të plotë dhe të thellë në teknologji kompjuterike. CACTTUS ka qenë jashtëzakonisht fleksibil në përshtatshmërinë e trajnimit tonë specifik dhe të kushteve të domosdoshme për trajnimin në intranet. Trajnimi është bërë i mundshëm në vitin 2004 për Prishtinën, Podujevën dhe komunën e Lipjanit me numër të stafit gjithsej 341. Ka qenë përvojë me vlerë jashtëzakonisht të madhe pasi që e kemi gjetur një trajner shumë të ditur dhe proaktiv që kishte vullnet të jap leksione në shumë ndërtesa edhe pse ishin larg njëra tjetrës.

Exclusive
Ne kemi kontraktuar implementimin e kompanisë CACTTUS e cila ka treguar profesionalizëm gjatë gjithë projektit. CACTTUS-i na ka pajisur me njerëzit më të mirë dhe kanë arritur rezultate të jashtzakonshme për të cilat nuk kemi menduar që janë të arritshme. Microsoft NaVision na ndihmoi Grupin Exclusive në thjeshtëzimin e procesit së biznesit. Punëtorët tash janë të aftë të mbledhin informata nga një bazë të dhënash të sigurtë, e cila është në dispozicion gjatë gjithë kohës për përdorim nga departamente të ndryshme.

KosovaLive
Zgjidhja e ofruar nga CACTTUS Sh.a. na ofroi mundësi dhe kapacitet të fuqishëm të integrimit dhe platformë e cila me lehtësi i ekspozon informata produktive punonjësve tane – informata të cilat më herët kanë qenë të mbyllura në sistemet tona manuale të arkivimit.

Banka Qëndrore e Kosovës
BQK-ja ka marrëveshje dhe ka përdorur shërbimet e  CACTTUS për disa raste të nevojshme për IT trajnime. Menaxhmenti i BPK-së ka pranuar se standardet dhe niveli i shërbimeve të ofruara nga CACTTUS tejkalon standardet të kërkuara nga BQK. Ne nuk do ngurronim që ta rekomandonim CACTTUS Sh.a. si partner të vlefshëm për trajnim dhe konsulencë.

Rrjeti Kosovar për Telekomunikacion Tokësor
CACTTUS na dërgoi nga një IT infrastrukturë jo-bashkëpunuese në një infrastrukturë me web-hapësira dhe me shkëmbim të automatizuar të informatave, sistem ky që po i then barierat dhe po rrit produktivitetin në të gjithë kompaninë. Ne jemi të sigurtë se një zgjidhje si kjo do ta rrite produktivitetin dhe do ta lehtësonte qasjen në informata për çfarëdo kompanie të vogel ose të mesme.

Zyra e Kryeministrit
Zyra e Kryeministrit kishte vështirësi gjatë punës së tyre me kërkesën e rrjetit ekzistues, kështu që ne vendosëm të ridizajnojmë aplikimin e web-it. Kemi zgjedhur CACTTUS nga shumë zgjedhje tjera dhe kemi qenë shumë të kënaqur me punën e tyre, sidomos me ndihmën në ridizajnimin e faqës tonë, në mënyrë që portali të jetë më tërheqëse, user-friendly, i lehtë për t’u përdorur dhe efektiv. Procesi i punës së tyre ishte jashtëzakonisht i plotë dhe efektiv. Puna e tyre rezultoi në një listë të gjerë dhe të larmishmërisë së pabesueshme të opsioneve për ne.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
MPMS-ja kishte probleme të mëdha me aplikacionin ekzistues i cili nuk ishte i qasshëm nga zyret regjionale dhe probleme të tjera të cilat e bënë punën e punonjësve të MPMS-së më të vështirë. CACTTUS është përzgjedhur për shkak të mirëkuptimit dhe përvojës së tyre në teknologjitë e fundit të Microsoft-it. CACTTUS-i bëri punën tonë më të lehtë me zgjidhjet që na i ofruan. Ne jemi shumë të kënaqur me punën e tyre dhe shpresojmë për të punuar përsëri me ta në të ardhmen. CACTTUS-i ka qenë jashtëzakonisht fleksibil në plotësimin e kërkesave tona.