cacttus logo

Përkushtimi Ynë ndaj Juve

Ne jemi të përkushtuar të ju ofrojmë kualitetin më të lartë të shërbimeve. Në mënyrë që ta çertifikojmë përkushtimin tonë, i jemi nënshtruar një vargu të auditimeve të cilat janë shtrire në një periudhë 12-mujore, në mënyrë që të sigurohemi që çdo proces në kompaninë tonë i plotëson (dhe i tejkalon) standardet ndërkombëtare të cilësisë.

Pas një periudhe vlerësimi të detajizuar, nga ekipe të pavarura të auditorëve, CACTTUS është çertifikuar me dy standarde ndërkombëtare, të cilat janë:

 

CACTTUS është kompania e parë Kosovare e cila i ka arritur këto dy çertifikime ndërkombëtare. Këto çertifikime janë një dëshmi e fortë për përkushtimin tonë ndaj përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë; menaxhimit të rreziqeve; dhe nivelit shumë të lartë të fokusit ndaj kënaqshmërisë së klientit.

Çfarë janë Çertifikimet ISO?

ISO 9001:2015 (Sistemi i Menaxhimit Kualitativ) është një varg i kërkesave me të cilat vlerësohet sistemi i menaxhimit kualitativ të një organizate. Ky çertifikim siguron klientët tanë që proceset të cilat janë në fuqi në CACTTUS maten me standardet ndërkombëtare të cilësisë.

 

ISO 27001:2013 (Sistemi i Menaxhimit për Sigurinë e të Dhënave) është një standard i cili identifikon, menaxhon dhe minimizon rreziqet ndaj të cilave informatat janë regullisht të nënshtruara. Thënë shkurt, siguron nivelin më të lartë të sigurisë së të dhënave të klientit dhe integritetin e atyre të dhënave.

Këto çertifikime prestigjioze janë të njohura ndërkombëtarisht si shembull dhe si njësi matëse e procedurave dhe sistemeve kualitative dhe të standardizuara në veprimtaritë e një organizate.

Si klient, si do përfitoja nga ISO çertifikimet në CACTTUS?

Ne besojmë në kënaqshmërinë e juaj. Kur themi kënaqshmëri, ne me të vërtetë e mendojmë atë. Për t’ua ofruar një nivel të lartë të shërbimit, ne jemi siguruar që:

  • Ju do jeni nën kujdesin e profesionistëve, për të cilët kënaqshmëria e klientit nuk është vetëm një frazë, por një kulturë e punës dhe mënyrë e të menduarit
  • Ju do punoni me individë shumë të motivuar dhe të trajnuar
  • Informatat e juaja të vlefshme do mbrohen nga sistemet dhe proceset tona shumë të sofistikuara
  • Sistemi i menaxhimit tonë kualitativ kultifon një mjedis i cili është i fokusuar në përmirësim të vazhdueshëm