cacttus logo

Si prindër, është detyrё e jona t’i mbajmё fëmijët tanë të sigurt. Një nga mënyrat për t’i mbrojtur ata nga kërcënimet kibernetike është edukimi i tyre rreth rreziqeve dhe dhënia e disa këshillave se si të jenë vigjilentë dhe të mos bëhen viktimë.

Ngjashëm me kёshillat që të mos hyjnë kurrë në makinën e një të huaji dhe të kalojnë rrugёn gjithnjë në të gjelbërten, duhet t’u kujtojmë fëmijëve tanë se sjellja e papërgjegjshme në kompjuterin e tyre ose nё pajisjet mobile është po aq e keqe sa të kalosh rrugën kur nё semafor ёshtё e ndezur ngjyra e kuqe. Çdo fëmijë qё ka qasje në një tabletë, mobil ose kompjuter duhet të jetë i vetëdijshëm se si t’i përdorë ato në mënyrë të sigurt. Edhe pse ata nuk mund ta kuptojnë plotësisht faktin se përdorimi i këtyre pajisjeve i bën ata të pambrojtur, duhet të flisni me fëmijët tuaj për disa nga rreziqet dhe të diskutoni mbi mënyrat e mundshme për t’i parandaluar ato.

Disa kёshilla qё ja vlen tё pёrmenden janё:

Vendosni rregulla bazё pёr fёmijёt: Në vend se të ia ndaloni plotësisht fëmijëve përdorimin e aplikacioneve të ndryshme në internet, diskutoni pse është e rëndësishme që ata të jenë të kujdesshëm se ҁfarё aplikacione mund tё pёrdorin, ҁka postojnё dhe se në cilat faqe të internetit klikojnё, dhe tё ju njoftojnё juve nëse gjenden në situata të pakëndshme.

Mbani fjalёkalime tё sigurta: Tregojuni fёmijёve tuaj qё gjithmonё tё jenё tё kujdesshёm kur pёrdorin fjalёkalimet nё shkollё/kolegj. Vetёdijёsoni ata se njerezit mund tё jua vjedhin fjalёkalimin, dhe mund tё shkruajnё gjёra tё pakuptimta nё profilet e tyre nё mediat sociale. Dhe mё e rёndёsishmja tё mos e ndajnё me askёnd fjalёkalimin e tyre.
Ёshtё thelbёsore pёr sigurinё tuaj dhe tё gjithёve tё pёrdorni karaktere tё ndryshme nё krijimin e fjalёkalimeve dhe qё ta ndryshoni fjalёkalimin njёherё nё tre muaj. Mos pёrdorni tё njёjtin fjalёkalim nё tё gjitha faqet.

Raportimi i kёrcёnimeve kibernetike: Kёrcёnimet kibernetike mund tё jenё tё dёmshme pёr fёmijёt e tё gjitha moshave. Informoni fёmijёt tuaj se gjatё pёrdorimit tё internetit mund tё ballafaqohen sulmet kibernetike. Kёshillojini se si mund t’i zbulojnё dhe tё i raportojnё ato. Duhet tё kenё kujdes qё tё mos kenё kontakt me dikënd qё nuk e njeh nё jetёn reale. Si prind, mund tё pёrdorni mjete tё ndryshme tё kontrollit prindёror.

Kujdes nё faqet ku klikoni: Faqet e internetit me qёllim tё keq (ose ato tё ligjshme qё janё tё sulmuara nga kriminelёt) mund tё rrezikojnё pajisjen tuaj dhe tё dhёnat nё tё. Disa faqe nё internet mund tё instalojnё softuera tё dёmshёm nё pajisjen tuaj, nёse ju i vizitoni ose klikoni nё linqet e atyre faqeve. Shpesh ato duken tё ligjshme, ofrojnё diqka qё ёshtё tepёr e mirё pёr tё qenё e vёrtetё. Vazhdimisht rishikoni panelin e historisë së shfletuesit të Internetit për të kontrolluar faqet e vizituara nga fëmijët tuaj.

Pёrdorni Wireles tё sigurt: Sigurohuni qё pёr rrjetin nё shtёpinё tuaj tё pёrdorni enkriptime dhe fjalёkalim pёr tё i parandaluar tё tjerёt tё kyҁen nё rrjetin tuaj dhe keni kujdes nё pёrdorimin e rrjetit nё restaurante, aeroporte dhe vende tё tjera publike. Qasuni vetёm rrjeteve tё njohura sepse rrjetet publike shpesh janё mё pak tё sigurta se sa ato private.

Pёrdorni softuer filtrues: Disa faqe tё internetit kanё pёrmbajtje tё pahijshme ose tё turpshme qё nuk janё tё pёrshtatshme pёr fёmijёt. Ekzistojnё softuera qё kanё disa opsione qё mundёsojnё filtrimin e faqeve tё cilat nuk janё tё pёrshtatshme pёr fёmijё, monitorimin e aktiviteteve tё tyre online, dhe kufuzimin e kohёs qё ata kalojnё nё Internet. Kёto opsione tё softuerit filtrojnё faqet e internetit, dhe nё kёtё mёnyrё krijoni njё databazё tё faqeve tё padёshiruara.

Kur jeni prind, disa nga gjёrat qё bёni pёr tё mbrojtur fёmijёn janё po aq tё natyrshme sa frymёmarrja. Edhe nёse fёmiu juaj mund tё ketё njohuri nё teknologji, ata nuk janё domosdoshmёrisht me pёrvojё tё mjaftueshme pёr tё qenё tё sigurt dhe pёr t’i lёnё vetёm.