cacttus logo

Ne kemi implementuar virtualizim per data-qendra si dhe për VDI (Virtual Desktop Infrastructure). Klientët e kësaj fushe vijnë nga korporatat dhe nga bizneset e mesme dhe tani poashtu mund ta sjellim këtë ekspertizë në kompaninë e juaj. Ne mund të ju furnizojmëë me të gjithë hardverin dhe softverin e nevojshëm, duke përfshirë infrastrukturën SAN, dhe poashtu ta kryejmë dizajnin dhe implementimin e zgjidhjes. Mirëmbajtja e vazhdueshme poashtu mund të ofrohet.

Infrastrukturat virtuale për desktop krijojnë një mjedis të përshkallëzuar dhe të ndarë në shtresa, krahasuar me infrastrukturat tradicionale. Punonjësit janë më të fuqishëm dhe më fleksibil në menaxhimin dhe dërgimin e aplikacioneve në mënyrë të pavarur, dhe punonjësit janë të fuqizuar me qasje në profilin e përdoruesit, aplikimin dhe sistemet operative, duke përdorur pajisje të cilat ata i zgjedhin – tablet, laptop, ose telefon të mençur.

Konsulentët e lartë të VDI-së në CACTTUS do ju ndihmojnë që ti lëvizni klientët nga ideja e deri te ekzekutimi duke i përdorur shërbimet tona të kombinuara nga konsulenca e deri tek shërbimet e menaxhimit për desktop the virtualizim të aplikacioneve.

Ne fillojmë duke ju ndihmuar klientëve të ndërtojnë një skenar biznesor për desktop virtual. Nga aty, ne i sjellim vitet tona të përvojes në implementimin e zgjidhjeve të virtualizimit të gjeneratës së re, duke përdorur metoda të dëshmuara të ciklit jetësor të infrastrukturës.

Ne jemi duke punuar afër me prodhues botëror gjë që rezulton në kryerjen e punës në tentimin e parë.

Disa nga përfitimet e VDI-së:

  • Thjeshtësimi i administrimit të desktopëve dhe menaxhimi efikas
  • Rritja e sigurisë
  • Përmirësimi i qasshmërisë dhe sigurisë
  • Mobilitet me qëllim që punonjësit të punojnë kurdo, kudo, nga çfarëdo pajisje
  • Përkrahje më të mirë dhe shpenzime të reduktuara