cacttus logo

Menaxhimi i Projekteve të TI-së është shërbim i ofruar na inxhinierët tanë të sistemeve të cilët janë të kualifikuar në menaxhim të projekteve. CACTTUS mund t’i menaxhoj projektet e juaja dhe poashtu të menaxhoj ecurinë e prodhimit, kërkesat e prodhuesve dhe shumë përkushtime të tjera kohore të cilat e përbëjnë planin e juaj kompleks.

CACTTUS ka 10 vite përvojë në menaxhimin e ekipeve, në dhënien e ekspertiyës teknike dhe lidership në projekte të TI-së për institucione qeveritare dhe industri private. Ne jemi të shkathët në zhvillimin dhe implementimin e teknologjive në web dhe databaza me qëllim të përmirësimit të proceseve dhe shërbimeve. Ekipi ynë ka në vete vizionarë të cilët sintetizojnë fakte, evente dhe koncepte me qëllim të zhvillimit të planeve reale afat-gjata. Ekipet tona janë të suksesshme në balancimin e kostove dhe kualitetit me zhvillimin e projektit dhe afateve të dorëzimit.

Ne kemi demonstruar një histori të suksesshme për përfundimin e një rangu të gjërë të projekteve për kompani të profileve të larta. Jemi të aftë në menaxhimin, integrimin, ngritjen dhe konsulencën e projekteve, duke drejtuar prioritete të shumta dhe duke gjeneruar strategji inovative me qëllim të arritjes dhe tejkalimit të objektivave të korporatës. Ne poashtu kemi përvojë në bashkëveprime të aferta me menaxhmentin e lartë, konsumatorë të brendshëm/përdorues dhe me lokacione të shumta të kompanive të klientëve.

CACTTUS poashtu ofron trajnime në fushën e menaxhimit të projekteve të TI-së.