cacttus logo

Me varësinë me të madhe të organizatava ndaj rrjetave ose transaksioneve biznesore, ndarjen e informatave dhe komunikimit ditor, rrjetat e tyre duhet të kenë qasje të rritur për klientë, punonjës, furnizues, partnerë, kontraktorë dhe punonjës që punojnë në distancë. Por me rritjen e qasshmërisë, rritet edhe ekspozimi i sigurisë ndaj të dhënave kritike të cilat janë të ruajtura ose janë duke udhëtuar nepër rrjet.

Si përgjigje ndaj kësaj sfide, CACTTUS ofron shërbime të vlerësimit të sigurisë së Infrastrukturës së TI-së e cila ju ofron klientëve me informata bazike për qasshmërinë, integritetin dhe konfidencialitetin e informatave të cilat transmetohen nepër rrjetë ose të cilat janë të ruajtuara në pajisje të rrjetës.

Pas konstatimit se sistemet janë të sigurta, organizata duhet të vazhdoj me vlerësimin e rreziqeve duke përdorur vegla automatike të monitorimit. Vlerësimi i sigurisë së infrastrukturës në CACTTUS, i cili ësht i dizajnuar që fillimisht ta adresoj infrastrukturën e rrjetave dhe aspektet që kanë të bëjnë me politikat e sigurisë dhe procedurat, fokusohet në këto fusha:

  • Rishikim i Politikave të Sigurisë
  • Konfigurimi i Sigurisë në Perimeter
  • Siguria e Rrjetave
  • Qasje të Kontrollit të Brendshëm
  • Menaxhimi i Sigurisë
  • Themelimi i Bazës
  • Menaxhimi i Përditësimeve
  • Menaxhimi dhe Auditimi i Shenimeve
  • Enkriptimi i të Dhënave