cacttus logo

Programet tona trajnuese kanë qenë pjesë e jona që nga krijimi ynë. Ne besojmë fuqishëm që trajnimet e klasit të parë janë vendimtare në përgatitjen e juaj ose stafit të juaj në ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e infrastrukturës së juaj të TI-së.

Kjo është arsyeja pse kemi lidhur partneritete me kompani si Microsoft, Cisco, CompTIA, Oracle, Android ATC, ECDL, etj. në mënyrë që të ju ofrojmë trajnime të cilat vijnë drejtë nga burimi i shpikjeve që ne i përfaqësojmë.

Përmes partneriteteve tona të drejtpërdrejta me shumë partnerë, ne kemi qasje në procese të brendshme të produkteve më të reja dhe programe zhvilluese me klientë të cilat mund t’i ndihmëjnë organizatës së juaj të ketë përparësi konkuruese shumë herët. Trajnerët tonë shumë shpesh ndihmojnë në testimin e produkteve të gjeneratave të reja.

Ne i inkurajojmë studentët tanë që të zhvillojnë mendimin kritik dhe të bëjnë sa më shumë pyetje që është e mundur për skenare të ndryshme të teknologjisë informative që me të vërtetë mund të ndodhin në jetën e përditshme. Kjo është arsyeja pse proporcioni ynë student-instruktor është 15:1, me qëllim që të ju ofrojmë dedikim të plotë juve dhe pjesëmarrësve tjera, dhe që të kemi mundësi të ju përgjigjemi në të gjitha pyetjet që mund ti keni.

Instruktorët tanë janë ekspertë të fushave të tyre të cilët punojnë me teknologji të fundit në baza ditore. Vlera që ata sjellin në klasët tona me eksperiencën e tyre të jetës së përditshme është diçka që i mban studentët tonë të përditësuar me trendët më të fundit të TI-së. Ne punësojmë trajnime profesionistë të çertifikuar të cilët kanë demonstruar ekspertizë në teknologji të partnerëve dhe të cilët poashtu mirëmbajnë shkathtësitë e tyre të mësimdhënies të cilat kërkohen në mjediset mësimore në TI të ditëve të sotshme. Të gjithë instruktorët tanë i plotësojnë kriteret e larta të partnerëve tanë për mësimdhënien e programeve zyrtare trajnuese.

Ne poashtu i kushtojmë një rendësi të veçantë ushtrimeve laboratorike duke iu ofruar studentëve tanë mundësinë që të punojnë drejtpërdrejt me pajisje dhe softver me të cilin poashtu do operojnë gjatë rrugëtimeve të tyre të pas trajnimeve.

Ne dëshirojmë që ju të jeni të suksesshëm dhe që me të vërtetë të jeni të përgatitur për karierën e juaj, dhe ne kemi gjithçka që është e nevojshme për të ju ndihmuar që ta beni tranzicionin nga trajnimi në punë në mënyrën më të lehtë të mundshme.

Kërkoni ofertë dhe çmime për trajnime tani duke na shkruar në training@cacttus.com ose duke na telefonuar në +381 (0)38 246 888 (ekstensionet 180, 181, and 182).