cacttus logo

Nëse jeni nxënës i shkollës së mesme ose student universitar në kërkim të fillimi të karierës së juaj, ose nëse jeni i  punësuar por kërkoni avansim të mëtutjeshëm profesional, atëherë keni ardhur në vendin e duhur. Ne kemi partneritete me prodhuesit më të njohur botëror me qëllim që të ju ofrojmë trajnime të cilat do ju japin dituri të klasit botëror dhe kredenciale të njohura ndërkombëtarisht të cilat gjithnjë do ta mbajnë karierën e juaj në epërsi.

Trajnimet në CACTTUS ofrohen nga instruktorë profesionistë të cilët kanë ekspertizë të demonstruar në teknologji të prodhuesve të ndryshem dhe ata poashtu mirëmbajnë shkathtësitë e nevojshme të cilat janë të kërkuara në mjediset mësimore të teknologjisë informative sot. Çertifikimet tregojnë që këta trajnues profesionistë i kanë arritur standardet e larta të prodhuesve të ndryshëm për mësimdhënien e kurikulave të ndryshme trajnuese.

Trajnerët e çertifikuar duhet të garantojnë kënaqshmëri të klientit 100% me çdo trajnim të teknologjive të prodhuesve duke përdorur materiale zyrtare mësimore (trajnime dhe workshope).

Momentalisht, ne ofrojmë programe trajnuese për këto profile të TIK-ut, të cilat janë të kërkuara në tregjet e sotshme të punës:

  • Inxhinier i Rrjetave
  • Zhvillues i Softuerit
  • Zhvillues i Web-it
  • Zhvillues i Aplikacioneve për Telefona të Mençur
  • Ekspert i Sigurisë së Rrjetave
  • Ndihmës i TI-së
  • Administrues i Databazave
  • Administrues i Sistemeve
  • Menaxher i Projekteve të TIK-ut