cacttus logo

Nëse dëshironi program për zhvillim intenziv të shkathtësive për ndonjë projekt specifik, ose ta trajnoni një staf të tërë të teknologjisë informative për tu trajnuar në planifikimin dhe menaxhimin e lëshimit në përdorim të ndonjë teknologjie të re ose platformë të re të sistemit kudo në botë, ne jemi të gatshëm që të ndërtojmë një plan i cili do jetë i dizajnuar në bazë të kërkesave të juaja.

Ne punojmë shumë afër me koordinatorë të trajnimeve, menaxherë të burimeve njerëzore dhe zyrtarë të teknologjisë të klientëve tonë të korporatave me qëllim të gjetjës së trajnimeve më të mira për çmimin më të mirë për t’i plotësuar nevojat e tyre. Menaxherët tonë të llogarive do jenë gjithnjë në dispozicion për t’i dëgjuar çështjet dhe nevojat e juaja, dhe do të ju përgjigjen me propozime të cilat me të vërtet do i avansojnë shkathtësitë e stafit të juaj, dhe si rezultat i asaj, do ta avansojnë edhe performancën e gjithmbarshme të kompanisë së juaj.

Me ne, ju mund ta trajnoni stafin e juaj në:

Android ATC

Programet e trajnimit në Android mund ta përgatisin zhvilluesin e juaj të softuerit për punë në zhvillimin e aplikacioneve për telefonat mobil të vështirësive të ndryshme, me një sens të monezitimit të tyre. Në CACTTUS ne kemi një numër të instruktorëve të cilët janë të çertifikuar në ofrimin e programeve trajnuese në Android të cilët poashtu zhvillojnë aplikacione në kohën e tyre, fakt ky që i bën klasët tona në Android shumë më interesante dhe më të përditësuara me këshillat dhe truqet e fundit nga bota e zhvillimit.

Cisco

Trajnimet e Cisco-s janë hartuar për t’i ndihmuar studentët të përgatiten për mundësitë e karrierës që nga faza përgatitore dhe duke vazhduar me çertifikimet e njohura globalisht. Çdo trajnim përbëhet nga një klasë trajnimi e cila jepet nga instruktorë të çertifikuar të Cisco-s, vlërsime online, laboratori, dhe mjetet interaktive të mësimit të cilat ju ndihmojnë studentëve të shkëlqejnë.

Studimet në të gjithë botën tregojnë një kërkesë në rritje për profesionistë në fushën e teknologjisë informative dhe një sasi të vogël dhe vendimtare për kandidatë të kualifikuar për të zënë këto pozicione. Inovacionet si rrjeti social, reja kompjuterike, tregtia elektronike, konferencat ne web dhe virtualizimi i desktopëve po ndryshon mënyrën e jetesës, punës dhe mësimit, dhe të gjitha këto ndryshime janë rezultat i fuqisë së rrjteve.

CompTIA

CompTIA ose Asociacioni i Industrisë së Teknologjisë Kompjuterike është partner trajnimi i CACTTUS Sh.a. në ofrimin e programeve të ndryshme trajnuese në fushën e teknologjisë së informacionit the të komunikimit. CompTIA i ka kurikulat e veta për fusha të ndryshme të IT-së siç janë Cloud, Linux, Siguria, Server, Rrjetat, Levizshmëria, Hapësira, Green IT, TI për Shëndetësi, TI për shitje, Media Sociale etj.

ECDL

CACTTUS është qëndër testimi e autorizuar për ECDL nga Shoqata Zvicerane e Informacionit.

Patenta Europiane për përdorimin e kompjuterit, (ECDL), e cila njihet si ICDL jashtë Europës, njihet si standardi global për aftësitë kompjuterike, duke u ofruar kandidatëve çertifikim të njohur ndërkombëtarisht dhe që pranohet nga qeveritë, shoqëritë kompjuterike, organizatat ndërkombëtare dhe korporatat tregtare.

Ajo njihet në shkallë ndërkombëtare si etapa përfundimate për aftësitë kompjuterike dhe është çertifikimi lider që pranohet nga qeveritë, organizatat ndërkomëtare dhe korporatat.

ECDL vërteton se mbajtësi i kësaj çertifikate është kompetent në përdorimin e kompjuterit dhe në aplikacionet bazë dhe është njohës i koncepteve themelore të teknologjisë informative.

Microsoft

CACTTUS është kompani private e cila organizon trajnime zyrtare të Microsoft-it në Kosovë. Vazhdueshmëria e ofrimit të këtyre kurseve edhe sot tregon kualitetetin dhe besueshmërin e kompanisë për të qenë lider në ofrimin e trajnimeve profesionale.

CACTTUS si një qendër mësimore dhe trajnuese ishte kompania e parë private e cila ka ofruar trajnime zyrtare të Microsoft-it. CACTTUS kryen trajnime dhe çertifikime të Microsoftit më shumë se çdo kompani tjetër në Kosovë.

Trajnimet dhe çertifikimet e Microsoftit vazhdimisht freskohen dhe vlerësohen në mënyrë që të sigurohet lidhja e tyre me tregun. Si rezultat, përvetësimi i çertifikimit ju ndihmon juve jo vetëm të jeni në dijeni mbi zhvillimet e fundit të platformave dhe teknologjive te Microsoftit, por gjithashtu ju mundëson për t’u treguar punëdhënësve tuaj aftësitë tuaja të punës.

Oracle

Çertifikimet në Oracle jane kredenciale të qarta dhe të njohura nga industritë që ju ndihmojnë t’ia dilni me sukses në karrierën e TI dhe t’i sillni përfitime të dukshme punëdhënësit tuaj. Për profesionistët dhe menaxherët e TI, niveli i çertifikimit në Oracle, tregon një etapë në eksperiencën dhe specializimin e njohur për vlerën dhe lidhjen me industrinë TI. Sot ka mbi 390.000 profesionistë të çertifikuar në Oracle në mbarë botën.

CACTTUS është kompania e vetme në Kosovë e cila është e autorizuar për të shitur dhe organizuar kurse të Oracle me instruktore të çertifikuar. Kurset e organizuara nga CACTTUS zhvillohen me materialet zyrtare të Oracle sipas standardeve të tyre. Universiteti Oracle ofron instruktorë për të dhënë trajnimet për kurse të ndryshme. Formati më i mirë dhe më gjithpërfshirës i mësimit nga instruktorët u ofron studentëve eksperienca për kërkesat në rolet e punës dhe për t’i përgatitur ata për çertifikim. Nga demostrimet në klasë deri tek laboratorët instruktorët e Universitetit Oracle, të gjitha ofrojnë një ambient dinamik mësimi.