cacttus logo

Ne fokusohemi në ndërtimin e zgjidhjeve mësimore të kualitetit të lartë të cilat mund edhe të përfshijnë vlerësimin e shkathtësive ekzistuese, klasët praktike, trajnime në lokacione të klientëve, trajnime online, përgatitje për provime çertifikuese dhe shumë të tjera. Ne mund të përshtatemi me nevojat e juaja duke kombinuar programe të ndryshme ose duke krijuar një kurikulë tërësisht të personalizuar vetëm për nevojat e juaja. Ne kemi instruktorë të kualifikuar me kredenciale ndërkombëtarisht të njohura të profileve të ndryshme, të cilët mund të punojnë me administratën e juaj, me qëllim të përputhjës të të gjitha objektivave mësimor në programin e trajnimit që ju e zgjedhni për ta ndjekur. Nëse ekziston, gjasat janë shumë të mira që ne e kemi.

Na kontaktoni dhe do ulemi së bashku me ju t’i vlerësojmë nevojat e stafit të juaj, t’i draftojmë mundësitë më të mira të filtruara në bazë të intenzitetit të trajnimit, kostos, kohës etj. dhe të ju ndihmojmë ta vlerësoni dhe të vendosni mbi opsionin më të mirë, i cili më së miri i realizon nevojat e juaja.

Ne poashtu bëjmë kombinime të programeve të ndryshme trajnuese nëse jeni të interesuar ta trajnoni stafin e juaj me një seri trajnimesh me qëllim të fitimit të ekspertiyës në një fushë të caktuar. Nëse jeni të interesuar në këtë opsion, mund të zgjidhni nga:

  • Microsoft Learning Solutions
  • Cisco Networking Academy
  • Oracle University
  • Android
  • CompTIA
  • European Computer Driving License Foundation

 

Për të gjitha programe trajnuese të lartpërmendura, ne kemi instruktorë të cilët janë të çertifikuar me kredencialet e fundit të cilat kërkohen për mësimdhënie të kurikulës dhe për shpërblimin e studentëve me çertifikatat e nevojshme.