cacttus logo

Microsoft Dynamics NAV, platformë ERP e njohur globalisht dhe e dëshmuar në gjithë botën tek qindra mijëra klientë, përfshirë edhe shumë klientë në vendin tonë dhe rajon, është një zgjidhje softuerike tejet efikase kur është fjala për menaxhimin e operacioneve të një biznesi. Është zgjidhje e specializuar për kompanitë e mesme dhe të mëdha që janë në rritje dhe në të njëjtën kohë dëshirojnë të qëndrojnë fleksibile dhe t’i përgjigjen nevojave të tregut në mënyrë shumë të shpejtë.

Më poshtë janë paraqitur disa prej përfitimeve dhe avantazheve:

  • Rritja e produktivitetit te punës
  • Rritja e transparencës dhe efektivitetit të proceseve
  • Rritja e shitjeve dhe profitit
  • Kthim i shpejtë i investimeve
  • Ulja e kohës së shpenzuar në përpunimin e secilit informacion
  • Informata në kohë reale për stoqet, artikujt, nivelin e inventarit, vendin e artikujve
  • Rritja e kënaqësisë së klientit duke ulur gabimet dhe vonesat

Zgjidhja MS Dynamics NAV është një zgjidhje që vazhdimisht përditësohet dhe përkrahet globalisht nga Microsoft si dhe lokalisht nga CACTTUS si partner.