cacttus logo

Teknologjia po zhvillohet me një ritëm të shpejtë sa që parashikimet vjetore të trendeve teknologjike mund të duken të pavlefshme.

Teksa teknologjia evulon ajo mundëson ndryshime dhe përparim të shpejtë, duke shkaktuar përshpejtimin e shkallës së ndryshimit në masë më të gjerë.

Karriera në teknologji nuk ndryshon me të njejtën shpejtësi sikurse teknologjia, mirëpo  ajo zhvillohet dhe profesionistët e IT-së e pranojnë se pozita e tyre nuk do të mbetet e njejtë dhe do të ndyryshojë me zhvillimin e karrierës dhe me konsumimin e dijeve në fushën e teknologjisë

Disa prej teknologjive që do të dominojnë në vitin 2019 janë:

Intelegjenca artificiale

Inteligjenca artificiale është një shkencë që përqendrohet në krijimin e makinave inteligjente që do të bëjne gjëra që zakonisht bëhen nga njerëzit, parimisht është një program ku një makinë mund të bëjë punë të ndryshme inteligjente (që zakonisht nuk është e mundur te behen ne një kompjuter) si, tё menduarit, zgjidhjen e problemeve, arsyetimin, aftësinë për të manipuluar objektet etj.

Nё vijim janё paraqitur disa pika kryesore qё do tё paraqesin aspekte tё rёndёsishme tё Intelegjencёs artificiale:

  • Nxitja aktiviteteve tё mёdha tё trurit tё njeriut
  • Programimi i njё sistemi kompjuterik pёr tё pёrdorur njё gjuhё universale (tё pёrbashkёt)
  • Organizimi i neuroneve teorike në një mënyrë të tillë që ata të mund të formojnë ide.
  • Një metodë për të përcaktuar dhe matur kompleksitetin e një problemi.

Intelegjenca artificiale ёshtё teknologji qё përdoret në makinat vetëlëvizëse që janë duke u zhvilluar nga gjigandët e teknologjisë si Google, Uber etj.

Intelegjenca artificiale do tё bёhet njё shtyllё kryesore e teknologjisё.

Blockchain

Blockchain është një regjistrim i vazhdueshëm i blloqeve, të cilat janë të konektuara dhe mbahen të padëmtuara duke përdorur metodën e kriptografisë.Blockchain është projektuar në njё mënyrë të tillë që të dhënat në të nuk do tё mund të modifikohen. Nëse duhet të ndryshohen, atëherë se pari duhet tё ndryshohen të dhënat në blloqet pasuese. Është një lloj i veçantë i bazës së të dhënave.Blockchain ёshtë një nga teknologjitë më të fundit të kriptologjisё.  Internet of Things (IoT)
Internet of Things (IoT) është një rrjet i pajisjeve të ndryshme fizike, automjeteve, aparateve shtëpiake dhe gjërave të tjera që janё tё implementuara nё elektronikë, softuer, sensorë etj, dhe i u jep këtyre autoritetin për të u konektuar dhe shkëmbyer të dhëna. IoT është i pёrkryer qё tё ndryshojë jetën tonë, efektet e tij sapo kanë filluar dhe do të ketë transformime të mëdha në vitet e ardhshme. Pasi qё IoT ёshtё njё teknologji e re, mund tё jetё e komplikuar dhe një kërcënim në kohë që ҁon në një mungesë të standardeve të qëndrueshme.

Big Data

Big Data është një koleksion i madh i të dhënave dhe me kohёn po vazhdon tё rritet. Big Data janë shumё komplekse, saqë asnjë mjet i zakonshёm menaxhimi nuk është në gjendje ta ruajë atë ose ta përpunojë atë me efikasitet. Aplikacioni i zakonshёm për përpunimin e tё dhёnave  nuk mjafton për t’u marrë me kёto tё dhёna. Big Data përfshijnë tё kuptuari e të dhënave dhe analizimin e tyre, vizualizimin, përditësimin, kërkimin, transferimin e privatësisë së informacionit etj.Big Data janë një mënyrë për të zgjidhur problemet që lidhen me manovrimin dhe menaxhimin e të dhënave.