cacttus logo


Muaji i Vetëdijësimit Kibernetik

Përdoruesit e teknologjisë  në dekadën e fundit shpenzojnë shumë më shumë kohë në internet. Në shtëpi, në punë dhe në shkollë, varësia jonë ndaj teknologjisë është në rritje, por kohëve të fundit është në rritje kërcënimi nga sulmet kibernetike dhe rreziqet ndaj privatësisë sonë, kjo kërkon siguri më të madhe në botën tonë online. Cacttus sh.a. po përpiqet që në këtë mënyrë të i vetëdijësojë shfrytëzuesit e pajisjeve teknologjike lidhur me  sulmet kibernetike të cilat janë bërë pothuajse të përditshme.

STOP. THINK. CONNECT.

Është fushatë që synon rritjen e vetëdijesimit nga kërcënimet kibernetike dhe fuqizimin e shfrytëzuesve duke u mundësuar qasje më të sigurt në internet. Përmes kësaj fushate do të mësoni jo  vetëm për  rreziqet që vijnë me përdorimin e internetit, por edhe rëndësinë e praktikimit të sjelljes së sigurt në internet. Përveç kësaj, fushata ka për qëllim të informoje shfrytëzuesit për të gjitha nivelet e sigurisë me këshilla dhe mjete praktike për të përmirësuar sigurinë e tyre në internet.

»Stop – Para se të përdorni internetin, ndaluni dhe sigurohuni për të kuptuar rreziqet, dhe mësoni si t’i dalloni problemet e mundshme.

»THINK –Mendoni për pasojat që vijnë nga përdorimi jo i sigurt i internetit. Shikoni shenjat paralajmëruese (page can’t be open, dritare që shfaqen papritmas, adresën e internetit, linkun ku do të klikoni se a është ai që pretendon që është) dhe konsideroni se këto veprime tuaja online mund të ndikojnë në sigurinë tuaj apo familjes tuaj.

»Connect– Sigurohuni që të gjitha pajisjet teknologjike janë të mbrojtura, (sigurohuni ta keni të përditësuar kompjuterin, antivirusin si dhe ti keni të licencuara të gjitha aplikacionet e instaluara)
Aplikacionet, Antivirusët falas janë ata që ju shkaktojnë problemet duke mos ju ofruar sigurinë e duhur.

Ka shumë mënyra për ju, familjen ose organizatën tuaj për të promovuar sigurinë kibernetike. CACTTUS SH.A. i bashkohet fushatës ndërkombëtare për siguri  STOP,THINK,CONNECT  duke ju ndihmuar që interneti të jetë një vend më i sigurt, përmes  programeve të mëposhtme të fushatës:

Miqtë e fushatës:

Për të mësuar rreth mënyrave të mbrojtjes – ndiqeni uebfaqen e Cacttus sh.a si dhe na përcjellin në rrjetet sociale Facebook ,Instagram ,Tweeter, dhe LinkedIN.

Të gjithë kemi një gjë të përbashkët:

Angazhimi për t’u vetëdijesuar dhe shpërndarë mesazhet në lidhje me rëndësinë e sigurisë online. Duke u bërë mik me ne në Rrjetet Sociale si Facebook, Instagram Tweeter  dhe LinkedIn, ju do të merrni informacion nga fushata që mund të përdorni për të përmirësuar sigurinë online në komunitetin tuaj.

Po ashtu Cacttus sh.a. ofron shërbime, harduer dhe softuer të çertifikuar me standardet më të larta për mbrojtje nga sulmet  kibernetike, duke filluar me email, ruajtje të shënimeve, siguri të rrjetave dhe aplikacione të përditshme për zyrë siç janë:

  • Microsoft Office 365.
  • Pajisje të sigurisë së rrjetave
  • Shërbim të kabllimit
  • Server të brendeve të njohura
  • Desktop dhe Laptop të brendeve të njohura e të cilat përmbajnë kartela të integruara për sigurinë e shënimeve tuaja.
  • Zhvillim të aplikacioneve me siguri të lartë
  • Telefoni IP me siguri të lartë dhe brende botërore
  • E shumë shërbime tjera që kanë të bëjnë me shërbimet e TI-së.

 

Autorë:
Albion Bikliqi
Cacttus sh.a. Menagjer për Kualitet dhe Siguri të Informacionit